Incidentet ne fushate Berisha thirrje kunder dhunes Rama hesht

Fushata elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit nisi e po vijon me incidente, ndonëse në rënie referuar intensitetit me të cilin nisi në ditët e para të saj. Përplasja e militantëve për simbole partie, që mund të jenë garnitura, por që nuk është aspak thelbi i garës për krerët e njësive vendore, është lehtësisht e kontrollueshme nëse liderët e partive politike apelojnë për një gjuhë tjetër, për një sjellje tjetër, ndërsa ditët kalojnë, e 8 maji po afrohet.
Incidentet si ajo për heqjen e flamujve të LSI-së apo të PS, incidenti në Kamëz, ai në Bathore apo tjetri i vendosje së tendës së socialistëve në bulevardin dëshmorët e kombit, siç thanë autoritet në kundërshtim me ligjin, por dhe disa të tjera në rrethe, ishin e vetmja pjesë gri në raportin e parë paraprak të OSBE- ODIHR-it për këto zgjedhje, ndërkohë që në të shkuarat raportoheshin një sërë problemesh për mjetet e identifikimit, listat e zgjedhësve apo dhe për përdorimin e administratës në fushatë.
Problematika e kësaj fushate nxiti apelin e menjëhershëm të kryeministrit për të apeluar ndaj mbështetësve të demokratëve, aleancës për qytetarin që t’i kthejnë shpinën dhunës, incidenteve shpifjeve dhe fyerjeve. Në disa raste ky ka qenë dhe boshti i takimeve të tij elektorale, por edhe i mbledhjes së fundit të qeverisë.
E kundërta ka ndodhur në kampin opozitar. Edi Ramës me një përgjegjësi dyfishe si kryetar opozite, por dhe si garues për bashkinë e kryeqytetit, nuk i numërohet një rast ku ai të jetë artikuluar kundër dhunës, duke preferuar zhvillimin e saj në një mbështetje të rolit të viktimës, e duke ruajtur të gjithë elementet e gjuhës së urrejtjes akuzave, spoteve negativiste. Të gjithë elementet që nuk i shkojnë aspak për shtat një fushate të qetë, por tensionimit të saj.