Abazaj Kombinati ne 8 Maj vote per Lulzim Bashen
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Bashkinë e Tiranës z. Lulëzim Basha ka prezantuar dje Luzhiana Abazaj për njësinë bashkiake nr.6 .Duke falënderuar mijëra njerëz që ishin të pranishëm në këtë takim elektoral, Kryetarja e njësisë bashkiake nr. 6 Luzhiana Abazaj që rikandidon për një mandat të dytë katër vjeçar në këtë njësi, ka falënderuar komunitetin e kombinatit për mbështetjen që ata kanë dhënë në këtë mandat të parë.
Duke u përulur me respekt për ndihmën që banorët i kanë dhënë dhe për punën e kryer së bashku në drejtimin e kësaj njësia bashkiake, Luzhiana Abazaj ka kërkuar votat e këtij komuniteti për të vazhduar projektin e saj që shkojnë përtej një mandati katër vjeçar.
“Unë dua të punojmë së bashku, ashtu sikurse e kemi filluar këtë gjë tha Abazaj në vitin 2007 sepse kemi projekte që kërkojnë një mandat të dytë për të mos e lënë këtë komunitet nën presionin e opozitës e cila kërkon votë për t’u hakmarrë politikisht, jo për të ndihmuar këtë njësi.”, tha Abazaj.
“Unë në pozicionin e mjekes kam ardhur t’u shëroj zemrat tuaja, u mundova dhe shërova disa zemra. Këto katër vjet do shërojmë së bashku me kryebashkiakun e ri të Tiranës sepse ne jemi për ndryshimin e vërtetë” u shpreh kandidatja e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Luzhiana Abazaj.
Duke përmendur disa nga projektet konkrete kryetarja e njësisë bashkiake Abazi u shpreh se’ mandatin e dytë do e fillojmë me rrugën “Amdi Sinoimeri”, Fabrika e qelqit, lulishtet brenda pallateve, etj, sepse ne jemi qytetarë të Tiranës.
“Ne nuk jemi zonë informale, ne jemi pjesëtarë të kryeqytetit të Shqipërisë. Ndaj dhe duam që në 8 maj të ndryshojmë, ti japim faqen e vërtetë të kryeqytetit të Shqipërisë. Kjo e sotmja dhe në vazhdim tregon sepse në 9 maj do jetë në krye të bashkisë së Tiranës z.Lulzim Basha dhe këtu në kombinat Luzhiana Abazaj bashkë me ju.”, tha Abazaj.