Bie nga lartesia, vdes nje punetor 19-vjeçar

Burime nga spitali rajonal i Beratit pohojne se ne oren 17:00 te dites se premte, prane repartit te urgjences, eshte paraqitur 19-vjeçari Braushi, i cili paraqiste fraktura te renda.
Ndonese i eshte nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale, i riu nuk ka mundur ‘ti mbijetoje traumave te shkaktuara prej renies nga lartesia dhe ka nderruar jete pak minuta me pas.
Sipas deshmitareve te ngjarjes, 19-vjeçari ishte nga fshati Velagosht, i Kuçoves dhe prej disa kohesh punonte ne nje brigade qe merrej me izolimin e banesave.
Per nje moment 19-vjeçari ka humbur ekuilibrin dhe ka rene ne toke nga nje lartesi prej 13.2 metrash. Prane tij kane qene shoket e punes, te cilet e kane nisur urgjent per ne spitalin rajonal.
Nderkaq pas sinjalizimit, ne vendngjarje ka shkuar nje grup ekspertesh te policise, te cilet kane keqyrur vendin e ngjarjes dhe kane marre deshmite e shokeve te tij te punes.
Policia po punon per gjetjen e shkaqeve te ketij aksidenti.