E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqet kreu i Këshillit Bashkiak, përfaqësuese e PS

LUSHNJE- Përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe të LSI-së përmes një mocioni mosbesimi kanë shkarkuar kryetaren e këshillit bashkiak të Lushnjes dhe nënkryetarin, të dy përfaqësues të PS-së.

Sipas shumicës, motivi i paraqitur në mocionin e mosbesimit është kthimi i këshillit në interesa të ngushta familjare, gjë që është kundërshtuar fort nga dy të shkarkuarit, Vasilika Hoxha dhe Vladimir Hajdari.

"Kjo është gjëja më absurde që kam dëgjuar. Nuk ka pasur kurrsesi mundësi që ne të vendosim veton për diçka të përbashkët. Ne kemi bërë atë që e kemi kontrolluar të gjithë dhe që të gjithë kemi vendosur së bashku që të shohim interesat e komunitetit. Ky nuk është justifikimi i duhur. Ky është një turp"- ka thënë Hoxha.
Më pas, me votim të fshehtë është zgjedhur kryetar i këshillit Gazmend Korreshi (PD) dhe nënkryetare nga LSI, Bahrie Dyrmishi.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›