Bie nga samari, tërhiqet zvarrë nga mushka 8-vjeçari
Një fëmijë 8-vjeçar nga fshati
Laktesh ka gjetur vdekjen në
mënyrë tragjike, kur është tërhequr
zvarrë nga një mushkë. Ngjarja e rëndë
ndodhi dje, në fshatin e Komunës
Velçan të Pogradecit, rreth orës 09:45.
Kalimtarë të rastit kanë parë skenën,
por pa mundur të ndërhyjnë për të
shpëtuar vogëlushin. Burimet e policisë
lokale bëjnë të ditur se 8-vjeçari
me inicialet F.M, është tërhequr zvarrë
nga mushka në një rrugë këmbësore
për disa metra. I mituri ka pësuar
dëmtime të shumta trupore, që i kanë
shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se viktima ishte ngatërruar
me litarët e samarit dhe kur kafsha
është trembur e ka rrëzuar dhe më
pas tërhequr zvarrë për disa metra. I
mituri ka pësuar dëmtime të shumta
trupore, që i kanë shkaktuar edhe
vdekjen e menjëhershme. Nga grupi
hetimor që ka shkuar në vendin e
ngjarjes është mësuar se 8-vjeçari
kishte dalë për të kullotur mushkën,
por rrugës, kafsha është trembur dhe
e ka rrëzuar nga samari. Djali ka qenë
i ngatërruar me litarët e samarit dhe
nuk ka mundur të shkëputet prej tyre.
Kur kanë mundur të ndalojnë kafshën
e frikësuar, ka qenë tepër vonë për
vogëlushin, i cili kishte ndërruar jetë
nga plagët e shumta që kishte marrë
gati në të gjithë trupin.
Laktesh ka gjetur vdekjen në
mënyrë tragjike, kur është tërhequr
zvarrë nga një mushkë. Ngjarja e rëndë
ndodhi dje, në fshatin e Komunës
Velçan të Pogradecit, rreth orës 09:45.
Kalimtarë të rastit kanë parë skenën,
por pa mundur të ndërhyjnë për të
shpëtuar vogëlushin. Burimet e policisë
lokale bëjnë të ditur se 8-vjeçari
me inicialet F.M, është tërhequr zvarrë
nga mushka në një rrugë këmbësore
për disa metra. I mituri ka pësuar
dëmtime të shumta trupore, që i kanë
shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se viktima ishte ngatërruar
me litarët e samarit dhe kur kafsha
është trembur e ka rrëzuar dhe më
pas tërhequr zvarrë për disa metra. I
mituri ka pësuar dëmtime të shumta
trupore, që i kanë shkaktuar edhe
vdekjen e menjëhershme. Nga grupi
hetimor që ka shkuar në vendin e
ngjarjes është mësuar se 8-vjeçari
kishte dalë për të kullotur mushkën,
por rrugës, kafsha është trembur dhe
e ka rrëzuar nga samari. Djali ka qenë
i ngatërruar me litarët e samarit dhe
nuk ka mundur të shkëputet prej tyre.
Kur kanë mundur të ndalojnë kafshën
e frikësuar, ka qenë tepër vonë për
vogëlushin, i cili kishte ndërruar jetë
nga plagët e shumta që kishte marrë
gati në të gjithë trupin.