Vadiste arën, bie në korrent 57-vjeçarja
Ka siguruar ujin për vaditje me
anë të një pompe elektrike,
por ka rënë pre e tensionit në
mes të arës me misër. Ngjarja
e rëndë ndodhi mëngjesin e së
shtunës, rreth orës 6:30, në fshatin
Karakullak, të Komunës së
Bradasheshit. Sipas burimeve
zyrtare të Komisariatit të Policisë
së Elbasanit, 57-vjeçarja
Hanife Hoti, ka ndezur pompën
elektrike për të dërguar ujin në
parcelën me misër, ku ka rënë
nën goditjen e rrymës elektrike, e
gjendur zbathur dhe me këmbët
në tokën e lagësht. Gruaja ka
gjetur vdekjen e menjëhershme,
duke e bërë të pavlerë çdolloj
ndërhyrjeje. Pas sinjalizimit, në
vendngjarje ka mbërritur grupi
hetimor, i cili pas veprimeve të
para procedurale dhe deklarimeve
të të afërmve, konkludoi se
57-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, ka
vdekur aksidentalisht. Policia po
punon për dokumentimin e plotë
të ngjarjes.
anë të një pompe elektrike,
por ka rënë pre e tensionit në
mes të arës me misër. Ngjarja
e rëndë ndodhi mëngjesin e së
shtunës, rreth orës 6:30, në fshatin
Karakullak, të Komunës së
Bradasheshit. Sipas burimeve
zyrtare të Komisariatit të Policisë
së Elbasanit, 57-vjeçarja
Hanife Hoti, ka ndezur pompën
elektrike për të dërguar ujin në
parcelën me misër, ku ka rënë
nën goditjen e rrymës elektrike, e
gjendur zbathur dhe me këmbët
në tokën e lagësht. Gruaja ka
gjetur vdekjen e menjëhershme,
duke e bërë të pavlerë çdolloj
ndërhyrjeje. Pas sinjalizimit, në
vendngjarje ka mbërritur grupi
hetimor, i cili pas veprimeve të
para procedurale dhe deklarimeve
të të afërmve, konkludoi se
57-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, ka
vdekur aksidentalisht. Policia po
punon për dokumentimin e plotë
të ngjarjes.