Bie nga skela, plagoset rende punetori
Tirane-Nje aksident ne pune, ka vene ne rrezik serioz jeten e nje punetori ndertimi. Ngjarja ka ndodhur dje paradite rreth ores 11:00, ne godinen e Drejtorise se Sherbimit te Proves, shume prane Gjykates se Tiranes. Punetori Besmir Asllani, 22 vjec, ishte duke punuar mbi nje skele per rikonstruksionin e godines, kur papritur eshte shkeputur vinci qe transportonte materialet dhe ka rene ne oborrin e parkingut te nje lokali. 22-vjecari i trembur nga shkeputja e vincit, eshte trembur dhe ka rene me koke pertoke. Njerezit e shumte qe ndodheshin ne ate moment prane vendit te aksidentit, e kane ndihmuar menjehere te riun duke e derguar ne Spitalin Ushtarak. Burime nga ky spital, bejne me dije se gjendja e punetorit eshte e rende. Ai ka marre plage dhe hematoma ne pjesen e brendshme te kokes, ndaj dhe vazhdon te jete i shtruar ne reanimacion. Ekipi mjekesor eshte duke u perpjekur, per nxjerrjen e tij nga koma, por qe ende nuk dihet sesi do te jete fati i jetes se tij. Nderkohe policia e cila ka shkuar ne vendngjarje, ka nisur hetimet per rrethanat e ketij aksidenti, ku jane marre ne pyetje punonjes te firmes se ndertimit, ne te cilen punonte 22-vjecari. Gjithashtu po hetohet edhe per kushtet teknike te sigurise, qe ofronte kjo firme.
R.C
Aksidenti
Besmir Asllani, 22 vjec, ishte duke punuar mbi nje skele per rikonstruksionin e godines, kur papritur eshte shkeputur vinci qe transportonte materialet dhe ka rene ne oborrin e parkingut te nje lokali. 22-vjecari i trembur nga shkeputja e vincit, ka rene me koke pertoke.
R.C
Aksidenti
Besmir Asllani, 22 vjec, ishte duke punuar mbi nje skele per rikonstruksionin e godines, kur papritur eshte shkeputur vinci qe transportonte materialet dhe ka rene ne oborrin e parkingut te nje lokali. 22-vjecari i trembur nga shkeputja e vincit, ka rene me koke pertoke.