E Shtunë, 31 Tetor 2026

I sheh fall nje cifti, u vjedh parate

Tirane-Nje familje ne Kombinat, ka rene pre e vjedhjes dhe mashtrimit te nje fallxhoreje. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, kur qytetari G.D, i ka hapur deren nje fallxhoreje, e cila pretendonte se shikonte te ardhmen. Ne prani edhe te bashkeshortes se tij, G.D, ka degjuar fjalet e gruas qe pretendonte se parashikonte fatin, por pasi ajo ka ikur ka marre edhe parate e asaj familje. Sipas denoncimit te te demtuarve, fallxhorja dyshohet se ka rrembyer nje sasi parash brenda ne shtepi dhe me pas, eshte larguar pa rene ne sy. Te demtuarit kane pershkruar ne polici te gjitha te dhenat e gruas qe futen ne shtepi, duke kerkuar ndihmen e policise per kapjen e saj. Pas ketij denoncimi, policia ka nisur punen per identifikimin e fallxhores.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›