Bie niveli i liqenit të Fierzës, meteorologët parashikojnë reshje në ditët në vijim

Niveli i ujërave të liqenit të Fierzës vazhdon të bjerë me ritme më të shpejta ndonëse prodhimi i energjisë elektrike në hidrocentral vazhdon pa ndërprerje. Vetëm në gjysmën e dytë të muajit shtator prurjet kanë rënë në mënyrë drastike në 3 metër.
Aktualisht niveli i ujit në liqenin e Fierzës është 271,17 metra ndërkohë që me 15 shtator ishte 274,58 metra ndërsa prurjet ishin 40 metër kub në sekondë.
Sipas KESH, prurjet në dy lumenjtë që furnizojnë basenin më të madh ujor në vend, Drin i Bardhë dhe Drin i zi, aktualisht janë 60 metër kub në sekondë. HEC-i i Fierzës po punon me tre turbine. Reshjet e shiut të ditëve më parë edhe pse në sasi të mëdha nuk solli ndryshime në rritjen e nivelit të ujit.
Pritshëmritë mbeten pozitive pasi parashikimet meteorologjike janë që ditët në vijim verilindja do të përfshihet nga reshje shiu të cilat mund të ndikojnë në përmirësimin e nivelit në kaskadë.
Ndërkohë, moti i thatë gjatë muajit shtator ka detyruar Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare që të blejë përsëri energji. Procedura për blerjen e energjisë është për periudhën 25-1 tetor dhe është një masë e marrë për të ruajtur nivelin e ujit në kaskadën e Drinit.
Gazetar: M.Mehori
/RTSH/