Operacioni “Tentativa” në Durrës, ministri Balla: U parandua një ngjarje e rëndë kriminale

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka falënderuar policinë e Shtetit, pas arrestimit të 37-vjeçarit Aldi Mustafa, i cili u kap me një armë zjarri me silenciator, teksa ishte nisur për të kryer një vrasje.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se policia parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale dhe e cilëson të arrestuarin si person me rrezikshmëri të lartë.
“Falënderoj nga zemra forcat e Policisë së Shtetit, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Njësinë e saj Operacionale,Shqiponjat, të cilët arritën të parandalonin një ngjarje të rëndë kriminale, duke arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë të armatosur”, shkruan Balla.
/rtsh.al/