Bie niveli i ujit ne qytet, Buna "pushton" fshatrat
Shkoder- Bie niveli i ujit ne lagjet periferike te Shkodres, rriten siperfaqet dhe shtepite e permbytura ne komunat perreth qytetit. Me te demtuara jane zonat e Bushatit dhe Berdices, ku siperfaqet e tokes jane shtuar me 1 mije hektare dhe po keshtu numri i banesave me mbi 100. Komiteti Nderministror ka vijuar dy ditet e fundit evakuimet e banoreve ne keto rajone, duke cuar numrin e te larguarve nga zona e rrezikut ne mbi 5 mije persona. Ne qytet niveli i ujit ka rene ne 30 centimetra ne lagjet "Xhabije", "Bahcallek", "Tophane", "Ajasem", ndersa ka ende probleme ne lagjet "Salo Halili" dhe "Livadhe", qe jane buze Bunes dhe Liqenit. Lumi Buna ka nisur terheqjen edhe si pasoje e nderhyrjeve me pompa shkarkimi, riparim argjinaturash dhe zgjerim te shtratit. Gjithsej numerohen 11400 ha toke te permbytura, 2649 shtepi te demtuara dhe 5148 persona te evakuuar.
Ministrat, anetare te Komitetit Nderministror ndjekin sot perseri ne terren ecurine e operacioneve per evakuimin, shperndarjen e ndihmave dhe veprimet e tjera per normalizimin e situates. Ministri i Brendshem Lulzim Basha, inspekton kryerjen e operacioneve ne Dajc dhe Velipoje, ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi, inspekton Bushatin, ndersa ministri i Bujqesise, Genc Ruli, inspekton ne komunen Gurii Zi. Ka vijuar shperndarja e ndihmave me helikopter, tankersa apo gomone, ndersa funksionojne normalisht qendrat e pritjes. Vemendje po u kushtohet argjinaturave dhe zgjerimit te shtratit te lumenjve Buna dhe Drin. Ministri Lulzim Basha deklaroi se gjendja eshte ende emergjente dhe po behen perpjekje per te normalizuar situaten sa me pare dhe ndihmuar banoret e prekur nga permbytjet. Aktualisht punohet me elektropompat qe kane sjelle si ndihma shtete te huaja si Maqedonia apo Turqia, me qellim shkarkimin e ujit ne qytet. Me te njejtin avion nga Turqia erdhen si ndihme per strukturat e emergjences edhe 20 elektropompa.
Pas dy ditesh gjendje e stabilizuar ne qytet dhe ne komuna, dje uji ka nisur te "pushtoje" siperfaqe te tjera me toke. Bashkia e Shkodres ka shenuar 250 ha nen uje me 330 banesa te demtuara dhe 616 persona te evakuuar, 100 me teper nga dy dite me pare. Zona te tjera te prekura nga ky perparim i ujit jane Ana e Malit me 100 ha toke, pasi ka shkuar ne 1200 hektare, Berdica me 2100 hektare, Bushati me 2500 hektare nen uje. Ne komunat e tjera, Dajci ka 2 mije ha nen uje, Velipoja me 2 mije ha, Guri i Zi me 1 mije ha dhe Rrethina me 300 ha. Persa i perket personave te evakuar, dje jane regjistruar 5148 banore, ose rreth 200 vete me shume nga dy dite me pare dhe 2649 shtepi, 150 me teper nga dita e hene.
Ekspertet italiane inspektojne argjinaturat
Nje grup ekspertesh te Mbrojtjes Civile Italiane, te mberritur gjate dites se marte ne Shqiperi me porosi te keshilltarit te kryeministrit Silvio Berluskoni, inspektuan dje argjinaturat pergjate lumenjve Drin, Bune dhe Kir. "Ekspertet italiane, te shoqeruar dhe nga eksperte shqiptare, inspektuan argjinaturat ne Rec, Gur i Zi, Vau i Dejes, Dobrac, Cas dhe Ana e Malit", njoftoi mbreme Ministria e Brendshme. Inspektimi eshte kryer me qellim shqyrtimin e mundesive te nderhyrjes per perforcimin e argjinaturave pergjate lumenjve ne zonen e Shkodres.