E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bie numri i përfituesve nga pagesa e papunësisë në Gjirokastër

Në qarkun e Gjirokastrës, gjatë kësaj periudhe është shënuar një ulje e lehtë e numrit të personave që trajtohen me pagesën e papunësisë.

Sipas të dhënave zyrtare, janë rreth 57  individë më pak që përfitojnë këtë shërbim .Kjo ulje ka ardhur si pasojë e punësimeve  kryesisht në sektorin e prodhimit. Aktualisht, në rang qarku, pagesa e papunësisë përfitohet nga 110  persona.

Për të përfituar këtë pagesë, aplikuesi duhet të plotësojë disa kushte të përcaktuara nga ligji.

“Për të përfituar pagesën e papunësisë duhet të paraqitesh me kartë identiteti, por mund të aplikosh edhe në e-Albania dhe të jesh i larguar nga vendi i punës. Pagesa e papunësisë është gjysma e pagës minimale”, tha Marseda Xharba, drejtoreshë e Drejtorisë Rajonale të Punësimit në Gjirokastër.

Strukturat përgjegjëse vijojnë të theksojnë rëndësinë e informimit të qytetarëve, me qëllim që ndihma të shkojë atje ku nevoja është reale dhe e domosdoshme.

Gazetare: E. Domeri        

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›