E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie përkrahja për socialistët në Spanjë

Anketat më të reja, të bëra në Spanjë, dëshmuan se qeveria e kryeministrit Jose Luis Zapatero, rreshtohet bindshëm prapa opozitës dhe se shumica e votuesve janë të mendimit se ai do të jetë i detyruar që të shpall zgjedhje të parakohshme.

“Qeveria nuk po përballet vetëm me krizë ekonomike, por edhe me krizë politike, pasi që qeverisja nga ana e saj nuk është aspak e mirë. Besoj se herët a vonë do të shpallen zgjedhjet e parakohshme”, tha Angel Laborda, ekonomist në bankën FUNCAS.

Problemet e Zapateros, në momentin kur po zhvillon betejë kundër papunësisë në rritje dhe në momentin kur po tenton të shmangë krizën e borxhit të stilit grek, janë tejet të thella.

Anketa e bërë për gazetën El Mundo, nga ana e agjencisë hulumtuese, Sigma Dos, dëshmoi se Partia Popullore në opozitë do të fitonte 45.6 për qind të votave, pot ë zhvilloheshin zgjedhjet sot, një epërsi kjo prej 10.5 për qind ndaj socialistëve të Zapateros.

Në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat u zhvilluan në mars të vitit 2008, socialistët mposhtën PP-në me një epërsi prej tri pikëve. Por trajtimi i papunësisë në rritje dhe i krizës ekonomike nga ana e socialistëve, ka ndikuar që të bie përkrahja për këtë parti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›