Bie popullariteti i Borisovit pas përgjimit

Me 14% ka rënë popullariteti i kryeministrit të Bullgarisë, Boiko Borisov pas përgjimit, ku ai dyshohet se mbështet një fabrikë birre pa liçencë.
Sondazhi u organizua nga Gallup Internacional dhe rezultatet e tij u publikuan me 19 janar 2011.
Borisov i tha kabinetit sot se telefonatën e përgjuar e kishte bërë me kërkesë të Presidentit, Georgi Purvanov, dhe se në të nuk kishte asgjë të paligjshme.
Sondazhi u realizua duke telefonuar 1058 persona, 75% e të cilëve thanë se ishin të informuar në lidhje me çështjen. Një e treta besojnë se regjistrimet janë të vërteta, një e treta besojnë se regjistrimet ishin të rreme, ndërsa pjesa tjetër ishte e pavendosur.
55 % e të pyeturve mendojnë se ka një krizë në qeveri, teksa 29 % thanë se çështja ishte e parëndësishme.