Irani do të lejojë karburantet e bllokuara drejt Afganistanit
Irani tha sot se vetëm 160 kamionë me karburante kanë mbetur të bllokuar në kufi me Afganistanin dhe se ai do të lejojë shpërndarjen e karburanteve në të ardhmen.
Teherani bllokoi cisternat me karburante drejt Afganistanit në dhjetorin e kaluar.
Ambasada iraniane në Kabul, përmes një deklarate, tha se “një nga arsyet e bllokimit ishte dështimi i Ministrisë afgane të Tregtisë të deklarojë nevojat e karburanteve në Afganistan”.
Deklarata bën të ditur se “tranziti në të ardhmen do të jetë i bazuar në marrëveshjet dypalëshe”.
Dhoma afgane e Tregtisë tha të martën se rreth 1.500 cisterna mbeten të bllokuara në kufirin iranian, duke shtuar se vetëm "një numër i pamjaftueshëm" është i autorizuar të kalojë gjatë ditës.