Arsimi profesional prioritet per Durresin
Arsimi profesional ka qene dhe mbetet prioritet i qeverise ndaj dhe edhe kete vit te ri shkollor nuk do te mungojne investimet nga buxheti i shtetit dhe donatoret e huaj. Ne kuadrin e krijimit te kushteve sa me bashkekohore per mesimdhenien nga qeveria Keshilli i Qarkut te Durresit po shkon drejt perfeksionimit te shkolles profesionale e cila do te plotesoje nevojat per punonjes te kualifikuar ne baze te kerkesave te tregut te punes ne shkalle qarku - deklaroi per standard kreu i qarkut Seid Kertusha. Kjo nisme ka gjetur pasqyrim ne nje VKM e cila do ta kaloje arsimin profesional ne vartesi te pushtetit vendor. Cdo vit ne qarkun e Durresit llogariten afro 8200 nxenes te cilet perfundojne arsimin 9-vjecar. Ata jane kryesisht kontigjente te komunave e bashkive periferike te Durresit si dhe nga rrethi i Krujes - tha per standard kreu i qarkut Seid Kertusha. Pikerisht per te arsimuar kete kontigjent eshte vendosur modernizimi i shkolles sone profesionale deget e se ciles do te vendosen ne baze te kerkesave te tregut te punes ne Durres e Kruje. Te tilla dege mund te jene ajo e artizaneve te prodhimeve specifike te Krujes apo e restauratoreve te monumenteve te kultures ne Durres e peshkatareve si dhe e degeve te tjera per te cilat tregu ka nevoja te ngutshme. Nisur nga ky vendim i qeverise si dhe me bashkepunimin edhe te MASH kreu i Keshillit te Qarkut te Durresit Seid Kertusha deklaroi Qarku i Durresit eshte shpallur qysh ne vitin 2008 qark pilot ne shkalle vendi ndaj edhe konferenca kombetare qe u organizua ne Durres percaktoi edhe kriteret e realizimit te projektit Keshilli i Qarkut te Durresit synon per nje politike te re rajonale te arsimit dhe formimit profesional i cili ti pergjigjet zhvillimit ekonomik te rajonit per vitin e ri shkollor 2010-2011. Sipas zotit Kertusha Qeveria e mbeshtetet ne krijimin e Qendres se Arsimit dhe Formimit Profesional ne nivel qarku ne kalimin e aseteve arsimore te kjo qender si dhe ne krijimin e bazes financiare per kete arsim. Synimi eshte qe gjate vitit te ri shkollor 2010-2011 te arrihet perfeksionimi i shkolles profesionale e cila do te kete si prioritet te sajin pergatitjen profesionale te te rinjve te fshatit.