E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie qeveria në Kosovë? RTK: Pacolli, presidenti i ri i mundshëm

UPDATE - Sipas informacioneve te mbremjes nga disa media ne Tirane e Prishtine, koalicioni qeverises PDK-LDK ne Kosove eshte prishur, çka e ben te pavlefshme qeverine aktuale te Kosoves.

Lajmi eshte pare fillimisht ne sajtin online te RTK, televizionin publik te Prishtines, një media e njohur si media prane z.Thaçi.

Sipas RTK, prishja qe pritet te konfirmohet zyrtarisht ne oret ne vijim, ka ardhur per shkak te marreveshjeve te njeanshme qe ka krijuar Lidhja Demokratike e Kosoves me AAK-ne Komunen e Prizrenit dhe Gjilanit.

Mesohet se ne oret e vona te se enjtes, eshte zhvilluar nje takim mes kryeministrit Thaci dhe presidentit Sejdiu.

Ne takim eshte thene se LDK ka shkelur marreveshjen se nuk do te hyje ne koalicion per balotazh me asnje parti, çka çon ne prishejn e koalicionit qeveritar aktual.


PDK pritet te hyje ne koalicion me dy partite opozitare Aleanca per Kosoven e Re e Bexhet Pacollit dhe Lidhjen Demokratike te Dardanise me kryetar Nexhat Dacin, te cilet jane partner koalicionit ne nivel lokal.

Marreveshja e re mund te coje ne postin e Presidentit, kryetarin e AKR, biznesmenin e njohur Bexhet Pacolli, ne postin e kryeministrit Thacin dhe ne postin e kryetarit te Kuvendit, Nexhat Dacin. Ne Prishtine kane nisur llogarite e votave. Mendohet se edhe ne Kuvend koalicioni i ri mund ti siguroje votat e nevojshme, duke perfshire edhe deputete te pakices serbe.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›