E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkoti i opozitës, sjell debate në Kuvend

Kur opozita përgatitet për protestën më të madhe, aleati i vetëm i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqiperisë Vangjel Dule i PBDNJ-së i kërkon kryeministrit Berisha të gjejë zgjidhje për ngërçin politik. Në fjalën e tij Dule e vuri theksin më së shumti tek moment e rëndësishme në të cilat po kalon vendi dhe tha se për këto sfida e reforma duhet bashkëpunimi i opozitës. Dule tha se kryeministri Berisha si politikan karrierë duhet të dalë mbi interest partiake dhe të vendosë në plan të parë interest e vendit.
Kundër vendimit bojkotues të Ramës ka dalë edhe Ministria e Integrimit Majlinda Bregu e cila tha se kryesocialisti Rama është i vetëm në hapat që hedh dhe nuk mbledh as partinë e tij.
Për bojkotin e opozitës ka folur edhe Astrit Patozi i cili tha se Edi Rama nuk mund të zbehë verdiktin e së hënës në Bruksel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›