E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-Berishës: Të të vijë turp për shpifjet, të pret qendresa qytetare

TIRANË - Kryetari i PS-së Edi Rama ka dalë sonte në një konferencë për shtyp marrë shkak nga fjalimi i Kryeministrit Sali Berisha në sallën e Kuvendit.


Rama u shpreh: Të të vijë turp se sa më shumë plakesh aq më shumë gënjen. Unë s'kam përmendur asnjë pjestar të familjes tënde, por natyrsht kam thënë se interesat e familjes qeverisë janë mbi interesat e vendit.

Të të vijë turp që kërcënon për të hapur llogaritë bankare. Unë të them se të pret një beteje qytetarë që bazohet mbi 5 kërkesa. Dhe të sqaroj se bashkia e Tiranës s'ka 4200 të punësuar por një administratë me 350 punonjës. Nesër qytetarët do të tregojnë se s'bëhet potike privitime me derra të kënaqur, si ministri i Shëndetësisë, që lajmëron se ka ardhur gripi dhe s'duhet të mblidheni në grumbullime publike. E shikon se në çnivel është qeveria jote.

Nesër është protesta e Shqipërisë që nuk jeton brenda oborrit dhe nuk ushqehet nga tryezë e pasur e oborrit. Ne s'mund të lejojmë që me votat e vjedhura në 28 qershorit të qeverisësh për një kohë të pallogaritshme, dhe këtë Shqipëria nuk e lejon më.

Protesta e nesërme do të jetë një manifestim i madh, shprehje e jashtëzakonshme e frymës demokratike që karakterizon këtë opozitë që është shumcia e shqiptarë"

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Kryeministri Berisha i është përgjigjur edhe apelit të kryetarit të PBDNJ-se Vangjel Dule, i cili i kërkoi kreut te qeverisë zgjidhjen e krizës politike.

Berisha ka deklaruar se kerkesat e kryetarit të PS Edi Rama janë të parealizueshme, pasi sipas tij ato bien ndesh me vendimet e gjykatës.

"Zoti Dule, i thuaj kryetarit te opozites, i cili shpif gjithë kohës ndaj meje, se më asnjë forcë në botë nuk do të mund të nxijë verdiktin e BE-së. Unë jam gati për kompromis por atë që kërkon ai nuk e bej. Unë nuk mund të dal mbi vendimin e gjykates. Ky vend funksionon mbi bazen e ligjeve demokratike", ka pohuar Berisha.

Kreu i qeverisë i ka bërë thirrje Ramës që të kthehet në Kuvend në mënyrë që edhe opozita të mbështese lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në Europë.

"Zoti Rama, vendi yt është në Parlament, në mbështetje të levizjes së liëe", ka shtuar Berisha.

**************
Gripi, Vasili një ditë para protestës së PS-së: Evitoni grumbullimet

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka dalë në një konferencë për shtyp për të bërë me dije se jemi në situatë të rënduar të gripit të derrit dhe atij stinor, me raste të shtuara çdo ditë. Ai nuk ka hezituar t'iu bëjë thirrje qytetarëve të shmangim grumbullimet, që sipas ministrit shtojnë rrezikun e përhapjes së gripit. Thirrja paniksuese e Vasilit vjen një ditë para protestës së Partisë Socialiste në sheshin "Skënderbej", kur dihet se do të ketë një grumbullim masiv.

Ndryshe nga ditët e mëparshme kur drejtori i politikave shëndetësore në MSh, Pëllumb Pipero raportonte se rastet e gripit janë shtuar por nuk ka asnjë lloj arsye për t'u vënë në alarm dhe për mbyllur institucionet, sot del vetë ministri i cili edhe pse nuk sjell asnjë fakt të ri për situatën gripale thotë se duhen shmangur grumbullimet.

Sipas tij, jemi ne prag te nje pandemie dhe duhet treguar për të parandaluar perhapjen e metejshme te te dy viruseve është me rrezik te madh grumbullimi masiv.

"Grumbullimet e medha jane nje rrezik shumë i madh në situatën aktuale sepse ndikojnë në përhapjen e virusit dhe kthimin e tij ne nje epidemi serioze", tha ministri. Ndërsa theksoi se kjo situata aktuale nuk imponon mbyllje të shkollave.

Më tej Vasili sqaroi se "ndryshimi i temperaturave i shoqëruar me uljen e tyre ka sjellë një situate te re epidemike e cila është karakterizuar me shtimin e rasteve me virusin pandemik AH1N1 por veçanerisht edhe me atë stinor".

Persa i perket gripit stinor, Vasili beri me dije se rastet e pacienteve me kete virus kane paraqitur komplikacione dhe ndryshe nga te tjera vite ai ka qene me i ashper dhe i shoqeruar me temperatura te larta.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›