E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijohet edhe ne Shqiperi Klubi i Lirise

/ /

Mbeshtetja dhe stimulimi i pjesemarrjes aktive te grupeve te ndryshme sociale ne promovimin e vlerave zhvillimit dhe mireqenies eshte ky misioni i Klubit te Lirise ne Shqiperi. elja e kesaj nisme u percoll dje permes nje ceremonie ku presidenti i ketij klubi Ardi Kollcaku shprehu edhe vizionin qe ka ne thelb ky klub. Kjo iniciative vjen per here te pare ne Shqiperi me nje reference shume te mire nga shteti fqinj Italia ku funksionojne 700 Klube te Lirise dhe pikerisht bashkepunimi ne te gjitha sferat do te sherbejne si objektiv ne te ardhmen. Klubi i Lirise ne Shqiperi do te punoje me besimin qe ekonomia te jete ne sherbim te zhvillimit te te gjithe shoqerise. Dhe per te arritur kete objektiv kemi si prioritet bashkepunimin dhe shkrirjen e eksperiencave mes kompanive te biznesit te te dy vendeve per nje ekonomi te qendrueshme si nje suport i domosdoshem i kohezionit social dhe stabilitetit politik nenvizoi Kollcaku. Edhe mbeshtetesi tjeter i kesaj nisme Dionis Teqja gjate fjales se tij si perfaqesues i biznesit u shpreh se Klubi i Lirise gezon mbeshtetje sepse ka si parim hapjen e tregut dhe shkembimin e eksperiencave mes dy vendeve. Ne thelb Klubi i Lirise eshte nje nisme e cila grumbullon rreth vetes bizneset politiken dhe median.
Intervista
I pranishem ne ceremonine e djeshme ishte edhe Presidenti i Klubit te Lirise ne Itali Mario Valduci.
Z. Valduci cili eshte opinioni juaj lidhur iniciativen e hapjes se Klubit te Lirise ne Shqiperi
Hapjen e Klubit te Lirise ne Itali ne e kemi bere shume heret dhe eshte nje menyre e re e te berit politike per te qene me afer qytetareve tane familjeve dhe kompanive tona. shte nje menyre per te afruar politiken me shoqerine ne menyre te pavarur dhe pa fushate elektorale. Ndaj mendoj se ky eshte nje fakt shume pozitiv qe ne kete moment kjo nisme vjen dhe ne Shqiperi. Ka filluar te dale pak nga moda ideja e parimeve te forta per nje parti. Njerezit kane filluar te largohen nga partite dhe duan dicka si ky klub qe ka si qellim te jete me afer me qytetaret dhe me ato qe realisht mund te jene nevojat e tij. Prandaj klubet jane te ndara me seksione ne menyre qe te krijojne sherbime dhe te ofrojne edhe sherbime specifike si per shqiptaret ne Itali ashtu edhe per italianet ne Shqiperi.
fare vlerash promovon nje Klub Lirie
Nje Klub Lirie eshte ne sherbim te qytetareve duke i pasur ata si yllin polar te referimit. Mendoj se kjo vlere do te vijoje te jete edhe ne vijim ketu mes dy partive tona asaj ne Shqiperi dhe asaj ne Itali mes lidereve te referimit Silvio Berlusconi dhe Sali Berisha. Sigurisht ka pika te perbashketa dhe prandaj klubi do te prezantoje kete afrimitet.
Mendoni se kjo ka ardhur ne kohen e duhur nisur nga fakti qe Shqiperia dhe Italia tashme kane kohe qe kane bashkepunime tregtare kulturore
shte e qarte se perderisa dy kryeministrat jane vendosur ne drejtim te vendeve perkatese ai shqiptar Berisha dhe ai italian Berlusconi mund te themi se vihet re nje intensitet me i madh ne raportet mes dy vendeve. Edhe Presidenti Fratini ka firmosur nje sere protokollesh te rendesishem per dy vendet dhe per zhvillimin e marredhenieve te ndryshme. Sot dje Sali Berisha me tha qe Fratini eshte pak si avokati i Shqiperise perballe Europes ka lehtesuar dhe procesin e liberalizimit te vizave per te shkuar ne Europe. Tani ne dhjetor do te bjere ky mur per te kerkuar vize per te shkuar ne Europe dhe mendoj se kure me pare sesa ne kete faze nuk ka pasur bashkepunim ne te gjithe sektoret nga siguria teknologjia bujqesia. Ka shume sektore ku me siguri dy vendet do te bashkepunojne dhe kjo nisme ka ardhur ne kohen e duhur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›