Bie tavani i gjimnazit "Sami Frashëri"

Por, kjo ngjarje që mund të shndërrohej në një tragjedi me përmasa fatale për të rinjtë, fatmirësisht ka ndodhur rreth orës dy të mesditës, kur ata janë larguar nga shkolla, pas përfundimit të programit mësimor.
Sipas drejtuesve të shkollës, trashësia e suvasë së rrëzuar ka qenë 6 centimetra. Kjo ka bërë që rënia e saj të ishte tepër e fortë dhe të shkatërronte dhe bankat e karriget e klasës në katin e katërt, të kësaj godine shkollore.
Rikonstruksioni i gjimnazit "Sami Frashëri", një ndër më të mirët në qendër të kryeqytetit, ka përfunduar në vitin 2004, por rrëzimi i suvasë së tavanit shënon rastin e dytë të nxjerrjes së defekteve të punimeve të kryera në të.
Ndërkohë që mësimi te gjimnazi "Sami Frashëri" është "ndërprerë" për shkak të festave të nëntorit, të cilat janë pushim për të gjithë. Por, ditën e hënë, kur mësimi do të filloj sërish, mbetet frika se mos pjesë të tjera të tavanit bien, duke e shndërruar zhvillimin e mësimit në kushte të tilla, në një makth.