E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa Kombëtare, pritje në Pallatin e Brigadave

Pritja, e cila si zakonisht organizohet në Pallatin e Brigadave, do të fillojë në ora 19.00. Gjithashtu, Presidenti Bamir Topi pritet t’i dërgojë urime të veçanta të gjithë shqiptarëve kudo punojne e jetojne 

TIRANE-Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, organizon një pritje shtetërore për personalitetet e të gjitha fushave në Shqipëri, me rastin e 96-vjetorit të pavarësisë. Pritja, e cila si zakonisht organizohet në Pallatin e Brigadave, do të fillojë në ora 19.00. Topi pritet të përshëndetet me të gjithë të ftuarit e tij dhe më pas, në krah të Kryeministrit Berisha dhe kryetares së Parlamentit, Topalli do të mbajë fjalën e rastit. Në fillim ai do të vlerësojë aktin e patriotëve shqiptar, që 96 vjet më pare morën nismën për ngritjen e flamurit dhe për shpalljen e Shqipërisë të “pamvarme”. Gjithashtu, Presidenti Bamir Topi pritet t’i dërgojë urime të veçanta të gjithë shqiptarëve që jetojnë në trevat e tyre si dhe ata që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës. Një përshëndetje e veçantë do t’i dërgohet popullit të Kosovës dhe autoriteteve atje, pikërisht në ditët kur OKB-ja miratoi një plan gjashtë pikësh për administrimin e saj nga ana e EULEX. Këtë plan e pati kundërshtuar jo vetëm qeveria e Kosovës, por edhe ajo e Shqipërisë. Presidenti Topi, në orët e para të mëngjesit do të vendosë kurora me lule në varrezën e dëshmorëve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›