Biel josh Cooper-in
Nga Express më 13 maj 2011 në ora 14:00
Jessica Biel ia ka vënë vetes prioritet joshjen e Bradley Cooper, thonë burimet.
Sipas tabloidit amerikan “National Enquirer”, ajo e ka ftuar Cooper – me të cilin luan edhe në filmin A-Team” – për t’iu bashkuar atij në një piknik në malet e Santa Monicas.
“Ajo është shumë mirë fizikisht dhe mendon se Bradley i përshtatet asaj shumë”, tha një burim.
“Për t’iu bashkuar aventurës së saj, ajo i ka kërkuar atij që të ngjiten në male. Kush e di çfarë ka ndodhur atje?”.