Jogurtët e Serbisë
Se sa i parëndësishëm është festivali i Eurovision për anglezët, e tregon edhe një shkrim i gazetës Guardian, me të cilin kanë shpotitur 10 këngëtarët që kanë kaluar në natën finale nga gjysmëfinalja e parë e Eurovision.
Në një fotolajm që e ka botuar në edicionin online, Guardian shkruan se për ata që dëshirojnë të shikojnë se si duket një performancë e Serbisë, pak a shumë imitim i “Spice Girls”, atëherë duhet shikuar këngëtarja Nina, e cila në Eurovision këndoi këngën me titull “Caroban”.
“Jo krejtësisht të tmerrshme, por në një mënyrë, ‘nëse nuk është ofenduese, do të ishin të mira sikur të përdoreshin për marketing të jogurtëve probiotikë, ndoshta në të ardhmen’”, shkruan Guardian. Eurovision shpesh bëhet objekt talljesh nga mediet britanike. Edhe viteve të kaluara ata kishin bërë tallje të këtilla.