U turpërua para të gjithëve
Kështu vendosi ta festojë patentë-shoferin djaloshi 17-vjeçar nga Kalifornia, i cili shumë i ri arriti të bëhet i famshëm dhe familjes së tij ia la prapa një faturë të majme.
Me siguri as vetë nuk e ka ëndërruar kurrë se kjo vozitje do t’i mbetej në mend atij dhe familjes së tij. Familjarët vendosën ta dërgonin në një kafene të vogël, por djaloshi harroi ta ndalë makinën para lokalit.
Me hyrjen bombastike në lokal u tmerrua edhe kamerierja, ndërsa i tërë aksioni u regjistrua në kamerat e sigurisë.
Ai po ashtu la gojëhapur edhe të afërmit, disa prej të cilëve ishin me të në makinë, ndërsa të tjerët po prisnin në oborr.
Për fat, askush nuk u lëndua.