E Diel, 1 Nëntor 2026

Bien fitimet, “Philips” "nxjerr në rrugë" 4500 punëtorë

Kompania bëri këtë deklaratë teksa raportoi rënie drastike në fitimet e tremujorit të tretë si pasojë e rënies së shitjeve dhe humbjeve në divizionin e televizorëve.

Fitimi i përgjithshëm i kompanisë në tremujorin e tretë, deri me 30 shtator, raportohen të variojnë tek 74 milionë eurot, ndërkohë që një vit më parë (të gjithë vitin) kompania fitoi 524 milionë euro.

“Philips” kishte dhënë dy paralajmërime për fitimin në shtatë muajt e kaluar. Teksa përpiqet të konkurrojë me rivalët aziatikë, vlera e aksioneve të “Philips” ka rënë m 40 për qind./Start/F. P/

                                                                                             2011-10-17 09:59
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›