Financat Te ardhurat ne buxhet me te larta se nje vit me pare
ë ardhurat në buxhetin e shtetit për 9-mujorin e këtij viti janë më të larta se e njëjta periudhë e një vitit më parë.
Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Financave, rezulton se për muajin shtator janë grumbulluar rreth 239 miliardë lekë, më një rritje prej rreth 3 miliardë lekë në krahasim, me një vit më parë.
Megjithatë, të ardhurat vijojnë të jenë nën planifikimin buxhetor.
Kjo dëshmon se është e nevojshme intensifikimi i grumbullimit të të ardhurave si doganore ashtu edhe tatimore.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe rritje të shpenzimeve publike me 9 mld lekë, ku ndikimin më të madh e kanë dhënë investimet publike.
Për shtatorin e vitit 2011, rezultojnë në total rreth 270 miliardë lekë shpenzime. Edhe pse gjatë muajve të fundit pati një rritje të deficitit buxhetor në nivel vjetor, burime zyrtare nga ministria e Financave theksojnë se do të ruhen parametrat e shpallur në ligjin e Buxhetit të Shtetit, pra 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Një fakt i tillë shkon konform dhe deklaratave të kreut të qeverisë, sipas të cilit as borxhi publik dhe as defiçiti buxhetor nuk do të kenë rritje për këtë vit, por do të ruhen në nivelet aktuale.
Mosrealizimi i të ardhurave sipas planit për këtë vit, ka diktuar veçanërisht krijimin e skenarëve më optimistë dhe më të përmbajtur përsa i përket buxhetit te vitit 2012, draft i cili pritet të kalojë në qeveri dhe të diskutohet në parlament brenda pak kohësh.