Kursi i kembimit forcohet leku

Monedha shqiptare po arrin të fitojë siguri dhe terren në tregun e këmbimit. Pas muajsh pa qëndrueshmëri, gjatë tetorit leku arrin të frenojë vlerësimin e euros si dhe ka forcuar dukshëm pozitat ndaj monedhës amerikane. Prej tre javësh, një euro vlerësohet me jo më shumë se 141 lekë, kjo sipas kursit mesatar të Bankës së Shqipërisë.
Gjatë kësaj periudhe, vlera më e lartë që ka pasur monedha e përbashkët ka qenë 140 lekë e 67 qindarka që ishte e premtja e kësaj jave. Specialistët thonë se qetësimi i lëvizjes së euros, si në ofertë ashtu dhe në kërkesë ka sjellë këtë sjellje të qëndrueshme në këmbimin mes euros dhe lekut. Kështu, mos hyrja e emigrantëve dhe turistëve siç ndodhi gjatë mujit gusht, por edhe mos dalja e shqiptarëve për pushime ka bërë që euro të qëndrojë në vlera pothuajse të pandryshueshme.
Ndërkohë, sjellje krejt tjetër ka pasur kundrej monedhës amerikane. Një dollar në fillim të tetorit u këmbye me vlerën maksimale prej 106 lekë e 40 qindarka, ndërsa pas dy javësh vlera ra me më shumë se 4 lekë. Të premten, Banka e Shqipërisë deklaroi vlerën mesatare të këmbimit prej 101 lekë e 90 qindarka për një dollar.
Specialistët thonë se kërkesa modeste për monedhën amerikanë solli dhe këtë rënie të vlerës ndaj lekut shqiptar. Ata parashikojnë se në fillim të muajit dhjetor mund të nisin lëvizjet në tregun e këmbimit të monedhave.
Florian Papadhimitri Azhornuar së fundi ( e diel , 16 tetor 2011 )