Bien poshte akuzat e PS-se per pasjen e nje pasaporte amerikane nga z.Basha
Bien poshtë akuzat e PS-së për pasjen e një pasaporte amerikane nga z.Basha. Përmes një deklarate të detajuar noteri holandez Ritzo Jacob Holtman, sqaron se z.Lulzim Basha nuk ka pasur pasaportë amerikane kur ka kryer veprimet noteriale në zyrën e tij, por pasaportë shqiptare. Z.Holtman thotë se ka qeneë një gabim i zyrës së tij që ka krijuar keqkpuptimin. Ai pranon se zyra e tij i është referuar një faqeje të pasaportës shqiptare të z.Basha, ku gjendej një vizë amerikane. Kjo deklaratë hedh poshtë akuzat e Partisë Socialiste dhe të disa mediave për pasjen e një pasaporte amerikane nga ana e z.Basha.
“ Drejtuar: z. Lulzim Basha
Ambasada a Republikës së Shqipërisë
Anna Pauëlonastraat 109B
25 18D Den Haag
Datë: 26.04.2011
Numër Reference: DG830554
Përgatiti : E.G van Geel
Numër telefoni: 030-2150542
Emaili: d.vangeel@holtmannotaris.nl
Subjekti: Verifimi zyrtar i idenditetit të z. Lulzim Basha
Kujtdo që mund ti interesoj:
Me datë 21 dhjetor 2001, perpara meje Ritzo Jacob Holtman, noter i te drejtes civile, ne Mbretërinë e Vende te Ulëta (Holandë) u paraqit për hartimin/ekzekutimin e nje konktrate shit-blereje dhe tranferimi pasurie te patundshme, Zoti Basha, lindur më 12 qershor 1974, në Tiranë, (Shqipëri), për identitetin e te cilit u sigurova nga pasaporta shqiptare me numër identifikimi 0160138 e dorëzuar në praninë time.
Në këtë pasaportë shqiptare ishte vulosur një vizë Amerikane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një punonjës i zyrës sonë noteriale, pasi fotokopjoi faqen e pasaportës në të cilën ndodhej viza amerikane (bashkëngjitur), shënoi gabimisht në kontratën e transfertës së pronës së paluajtshme se pasaporta ne fjalë ishte amerikane, c’ka ishte një shënim i pasaktë nga ana e punonjësit. Kontrata duhej të shkruante se z. Basha u identifikua nga pasaporta e tij shqiptare.
Zyra jonë noteriale do të korrigjojë këtë gabim material të shënuar në këtë kontratë dhe do ta regjistrojë korrigjimin në Agjencinë Publike të Regjistrit të Tokës së Hollandës.
Sinqerisht
R. J Holtman
Noteri “
Ndërkohë është edhe një rregullore e Ministrisë së Jashtme të firmosur nga z.Paskal Milo. Kjo rregullore parashikon që funksionarët e Lartë të Shtetit, përfshirë edhe Ministrin e Jashtëm mund të mbajnë më shumë se një pasaportë diplomatike. Kjo rregullore e z.Milo, hedh poshtë akuzat e Partisë Socialiste ndaj z.Basha për cështjen e mbajtjes së më shumë se një pasaportë.