E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Permet Ne 4 vitet qe vijne do te asfaltojme cdo rruge dhe rrugice te ketij qyteti

Kryeministri Berisha vijoi sot paradite takimet për fushatën zgjedhore në Përmet, ku në një tubim me qytetarë shprehu mbështetjen për kandidaturën e zotit Kujtim Hoxha, si kryetar bashkie i këtij qyteti, përfaqësues i koalicionit ‘Aleanca për qytetarin”.

Kryeministri shprehu angazhimin e qeverisë, se fitoren e zotit Kujtim Hoxha dhe të të gjithë qytetarëve të tjerë të parë të Këlcyrës dhe të komunave përreth, në datën 8 maj, do ta shndërrojë në një sukses për çdo qytetar dhe çdo familje, të qytetit të Përmetit dhe rrethit të Përmetit në 4 vitet që vijnë.

Kryeministri përmendi se gjatë këtyre 4 viteve janë investuar në shkollat, ujësjellasat, kanalizimet dhe shërbimin shëndetësor të këtij rrethi rreth 10 milion dollarë, duke u zotuar se në 4 vitet që vijnë kjo shifër do të arrijë në 50 milion dollarë.

Me premtimin për një infrastrukturë moderne dhe bashkëkohore për Përmetin dhe zonat përreth, kryeministri garantoi se në 4 vitet që vijnë do të asfaltohet çdo rrugë dhe rrugicë të këtij qyteti, dhe të fshatrave përreth, si dhe do të përfundojnë rrugët Përmet- Tepelenë, Këlcyrë-Ballaban, Përmet – Tre urat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›