E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne Divjake Kudo qe shkoj ndihet fitorja e 8 majit

Kryeministri Berisha, në përmbyllje të takimeve të sotme elektorale, zhvilloi në mbrëmje një takim me banorë të Divjakës gjatë të cilit shprehu vlerësim dhe mbështetje për kandidatin e koalicionit “Aleanca për qytetarin” për këtë bashki z. Irakli Goreja.
Kryeministri Sali Berisha siguroi të martën se qeveria, në partneritet me pushtetin vendor, do ta shndërrojë Divjakën në një epiqendër të madhe të prodhimit dhe turizmit shqiptar dhe rajonal.

Kryeministri Berisha zhvilloi pasditen e sotme një takim elektoral me banorë të Divjakës, ku shprehu mbështetjen për kandidatin Irakli Gorea, me të cilin garon koalicioni "Aleanca për qytetarin", në zgjedhjet vendore të 8 majit për kreun e kësaj bashkie.
Në fjalën e tij, Kryeministri premtoi se fitorja e Irakli Goresë në 8 maj do të shndërrohet në një fitore dhe sukses për secilin prej qytetarëve të Divjakës.

Ai vuri në dukje se gjatë këtyre viteve, qeveria ka investuar në Bashkinë e Divjakës 60 milionë dollarë, të cilat janë përdorur për ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ujësjellësave, kanalizimeve, shkollave dhe fermave.
"Janë ndërtuar dhe rindërtuar në tërësi pothuajse të gjitha rrugët e kësaj bashkie", tha Berisha duke premtuar se 4 vitet që vijnë Divjaka dhe Lushnja do të kenë të asfaltuara çdo kilometer rrugë, si dhe do të rindërtohet çdo shkollë, kopësht apo qendër shëndetësore.
Kryeministri siguroi fermerët e kësaj zone se 4 vitet që vijnë në Divjakë, nga 500 ha ferma dhe dru frutorë që janë subvencionuar, qeveria do të subvencionojë 2000 ha.

"Viti i kaluar shënoi për fermerët shqiptarë një rritje historike, pasi u dyfishuan eksportet bujqësore shqiptare në botë”, tha Berisha, ndërsa ftoi fermerët e Divjakës që të mbjellin drurë frutorë dhe arrorë.
Duke u ndalur te arritjet historike të kësaj maxhorance, Berisha theksoi se tashmë Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe shqiptarët lëvizin të lirë në mbarë Europën.

"Shqipëria është shndërruar në destinacionin kryesor turistik të globit, ndërsa ekonomia e falimentuar shqiptare është ngritur fuqishëm dhe kryeson rritjen ekonomike në Europë gjatë 3 viteve të fundit”, tha Berisha.

Për sa i përket investimeve në infrastrukturë, Berisha theksoi se nga 2400 km rrugë që kishte në mbarë vendin në vitin 2005, në një kohë të shkurtër janë asfaltuar dhe ndërtuar 8 mijë km. "Ne kemi ndërtuar kryeveprat e punëve publike si korridorin e kombit që ka shumëfishuar eksportet e Divjakës drejt Kosovës dhe Europës. Kemi dyfishuar rrogat e pensionet, kemi përgjysmuar taksat dhe kemi dyfishuar të ardhurat dhe bizneset”, tha më tej Berisha.

Ai ftoi qytetarët e Divjakës që në 8 maj të votojnë për Irakli Gorenë dhe koalicionin “Aleanca për qytetarin”, duke vendosur kështu një tullë të re në ndërtesën dhe shtëpinë e demokracisë.

"Fitores së 8 majit i prin Tirana blu. Edi Rama erdhi në Divjakë, duke besuar se po vinte në komunën e Divjakës. Të njëjtën gjë kishte bërë edhe në Memaliaj. Mund t’i them se pas, në shtëpinë e së shkuarës banor i së cilës ti je, të kthen vetëm rruga e vetme”, tha në përfundim Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›