E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien prurjet në Fierzë, situata ende problematike

SHKODER- Përmirësohet situata e prurjeve në kaskadën e Drinit. Sipas të dhënave të fundit nga Komitetit të Emergjencave të orës 9:00, prurjet në liqenin e Ferzës kanë rënë më 1200 metër kub në sekondë krahasuar me të dhënat e ditës së djeshme që ishin 1500 metët kub në sekondë, por situata nuk është ende e qëndrueshme. Shkarkimet nga hidrocentrali i Fierzës kanë dëmtuar edhe urën mbi lumin Drin, pasi bien në formën e stuhisë.Niveli i Fierzës vazhdon të rritet, por tashmë me një kuotë më të vogël, rreth 1 centimetër në orë. Nga të tre hidrocentralet vazhdon derdhja e ujit, ndonëse me një ritëm më të vogël se dje. Në Fierzë shkarkohet 665 metër kub ujë në sekondë, në Koman 1830 metër kub, ndërsa në Vaun e Dejës, derdhet nga portat 1735 metër kub ujë në sekondë, nga 2380 metër kub që ishte kuota e një dite më parë.Ndërkohë bilanci i përmbytjeve vazhdon të përkeqësohet. Vetëm gjatë natës ujrat kanë përmbytur edhe rreth 1590 hektarë tokë të tjera në qarkun e Shkodrës. Aktualisht aksi nacional Shkodër-Tiranë është i bllokuar dhe levizje mund te kryhet vetem ne drejtimin Kryebushat-Mjede-Guri i Zi-Shkoder dhe anasjelltas. Është rritur niveli i ujrave në zonat e përmbytura, Komuna Bushat dhe Komuna Bërdicë, ndërkohë strukturat e ushtrisë po kryejnë operacione për evakuimet e banorëve të fshatrave Mali Jushit dhe Trush në Komunën Bërdicë. Në komunën Bërdicë sipas informacioneve deri në orën 09:00 janë përmbytur rreth 1700 ha tokë dhe 65 shtëpi, ndërsa janë evakuuar rreth 350 persona. Situata e përmytjeve në komunën Bushat është e njëjtë si në Bërdicë, nën ujë janë rreth 1700 ha tokë, rreth 100 shtëpi të përmbytura dhe 300 persona janë evakuuar.Komiteti njofton se numri i shtëpivë të përmbytura është 2110 në total, ndërsa deri tani janë evakuar nga zonat e përmbytura rreth 3752 persona.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›