Shkoder, mbi 10 mi ja toke nen uje, banoret: Na ndihmoni
SHKODER- Situata ne qarkun e Shkodres behet gjithnje e me kritike. Lumi Buna është fryrë dhe uji tashmë po vërshon brenda në qytetin e Shkodres. Sipërfaqet nën ujë vazhdojnë të rriten. Nga një informacion i ministrisë së Brendshme gjatë natës janë përmbytur mbi 1000 ha tokë të tjera. Nga 9150 hektarëve tokë e përmbytur dhe 2080 shtëpi nën ujë gjatë ditës së djeshme shifrat sot në mëngjes kanë arritur në 10170 ha tokë të përmbytura dhe në 2110 shtëpi nën ujë. është rritur niveli i ujrave në zonat e përmbytura (Komuna Bushat dhe Komuna Bërdicë), ndërkohë strukturat e ushtrisë po kryejnë operacione për evakuimet e banorëve të fshatrave Mali Jushit dhe Trush në Komunën Bërdicë. Më të prekura nga përmbytjet rezultojnë komunat e Dajçit të Bregut të Bunës dhe Velipojës me nga 2000 ha tokë secila, e Bërdicës dhe e Bushatit me nga 1700 ha secila, e Anës së Malit me 1370 ha, etj. Numri më i madh i shtëpive të përmbytura shënohet në komunën e Dajçit të Bregut të Bunës me 1187 shtëpi, Anës së Malit me 180 shtepi, në Bushat me 100 shtepi, etj. Strukturat e ushtrisë dhe të policisë janë të përqëndruar kryesisht në komunat Dajç, Ana Malit, Bërdicë, Guri Zi, Velipojë dhe lagjet e rrezikuara të bashkisë Shkodër ku po bëjnë evakuimin e komunitetit të rrezikuar nga përmbytja. Gjatë natës janë evakuar mbi 300 persona. Deri në orët e para të ditës së sotme numri i personave të evakuar. Arriti në 3752 nga 3407 persona që ishin evakuar deri mbrëmjen e djeshme. Numri më i madh i të evakuarve është nga komuna e Dajçit të Bregut të Bunës me 1187 vetë, nga Bërdica me 350 vetë, Bushatit me 300 vetë, Anës së Malit me 230 vetë, komuna e Gurit të Zi me 200 vetë. Banoret e mbetur ne banesat e tyre, pasi kane refuzuar te evakuohen gjate ketyre diteve kerkojne ndihmen e ushtrise per tu larguar nga banesat, ku niveli i ujit sa vjen e rritet. Një pjesë e të evakuarve është sistemuar në familjet e të afërmve të tyre në zona janë territorit të përmbytjeve, ndërsa një pjesë në ambientet e vena në dispozicion nga Qeveria si konviktet e Universitetit "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës, në ambientet e disa reparteve ushtarake, etj.(s.g/balkanWeb)