E Diel, 1 Nëntor 2026

Bien tregjet financiare ndërkombëtare

Tregjet financiare kanë shënuar rënie të enjten, pas publikimit të informacioneve se ekonomitë kryesore të botës, nga ajo amerikane, kineze e deri tek ato evropiane po rimëkëmben me ngadalë se sa ishte parashikuar.

Një tjetër zhvillim në tregjet financiare ndërkombëtare ishte dhe rritja e monedhës së përbashkët evropiane euro, përballë dollarit amerikan.

Euroja gjatë javëve të fundit kishte shënuar rënie si pasojë e krizës greke dhe frikës për përsëritjen e skenarit grek edhe në disa vende të tjera të eurozonës, ku më shumë përflitet për Spanjën.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›