Fillojnë përgatitjet për procesin e Dekomisionimit të TC Kosova A
Nga takimi ndërinstitucional i përfaqësuesve të lartë qeveritar është vendosur krijimi i tri grupeve punuese që do të merren me trajtimin e procesit të Dekomisionimit të TC Kosova A, ndërsa është kërkuar që në këtë proces vëmendje e veçantë t’i kushtohet çështjeve sociale.
Takimi për Dekomisionim është mbajtur gjatë ditës së enjte dhe është mbajtur mes ministrive përkatëse të Qeverisë së Kosovës dhe Zyrës Ndërlidhëse të KE-së në Kosovë, Bankës Botërore, USAID, KEK-ut e Sindikatës së KEK-ut.
Në këtë takim që është drejtuar nga ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka - Pula është vendosur krijimi i tri grupeve punuese që do të merren me trajtimin e procesit të Dekomisionimit të TC Kosova A, ndërsa është kërkuar që në këtë proces vëmendje e veçantë t’i kushtohet çështjeve sociale.
“Gjatë procesit përgatitor deri në fillimin e dekomisionimit të TC Kosova A, të bëhet kujdes i veçantë në trajtimin e çështjeve sociale, ashtu që efektet sociale që shoqërojnë procese të tilla të trajtohen sipas praktikave më të mira dhe më të suksesshme ndërkombëtare”, ka thënë Pula.
Ajo tha se Qeveria do të mbështesë masa dhe programe adekuate që do të eliminojnë efektet negative sociale që mund të rezultojnë gjatë dekomisionimit të TC Kosova A, ndërsa mirëpritet kontributi i donatorëve.
Përmes një kumtese për media Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM), ka bërë të ditur se gjatë takimit të sotëm është vendosur që të institucionalizohet puna përgatitore për përgatitjen e procesit të dekomisionimit të TC Kosova A në përputhje me Strategjinë e Energjisë 2009-2018.
Po ashtu brenda muajit korrik 2010 do të konstituohen tri grupe punuese si vijon: Grupi punues për plotësimin e studimeve të nevojshme për dekomisionim, i kryesuar nga MEM, dhe që do të ketë në përbërje MEF, KEK sh.a., MMPH, MPMS.
Në të tri grupet punuese janë të mirëpritur të marrin pjesë me statusin e anëtarit edhe Zyra e KE-së në Prishtinë, Banka Botërore dhe USAID, ndërsa aktiviteti i tri grupeve punese do të koordinohet nga MEF si mbikëqyrëse e ndërmarrjeve publike.