Rishikimit të buxhetit i caktohet data 5 korrik

Me shumicë votash, ligjvënësit kanë ndryshuar vendimin e Kryesisë së Kuvendit që rishikimi i buxhetit të bëhet në seancën plenare të 8 korrikut, duke vendosur që Projektligji për rishikimin e buxhetit të bëhet të hënën që vjen.
Ky ndryshim në fakt ka ardhur pas kërkesës së kryetarit të Komisionit parlamentar për buxhet dhe financa, Gani Koci, i cili ka propozuar që rishikimi i buxhetit të futet në rend dite në seancën e sotme.
Kjo kërkesë e tij ka marrë mbështetjen e Grupit Parlamentar të PDK-së, por është kundërshtuar nga opozita, përderisa partneri qeverisës, LDK-ja, ka propozuar që për këtë çështje të mbahet një seancë e veçantë.
“Kam propozim që jo sot, por të hënën të jetë seancë e veçantë veç për rishikimin e buxhetit. Është propozim i imi dhe parimisht nuk jemi që sot të shtrohet kjo çështje”, ka thënë shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri, duke njoftuar ndërkohë se është proceduar në Kuvend Projektligji për Prishtinën, për të cilin LDK-ja kishte vënë kusht votën e saj për buxhetin.
Ndërkohë, opozita e ka cilësuar si kontrabandim tentimin për ndryshimin e rendit të ditës, pasi që ai miratohet në kryesi.
Ardian Gjini, shef i GP të AAK-së ka shprehur kundërshtimin e grupit që rishikimi i buxhetit të futet në rend dite, pa qenë të përgatitur deputetët.
“Nuk është mirë kështu. Kryesia ka vendosur me datën 8, deputetët nuk janë përgatitur të flasin për njërën prej çështjeve më të rëndësishme. Ne jemi kundër këtij kontrabandimi të kësaj çështje”, ka thënë Gjini, duke pasur përkrahjen edhe shefit të GP të AKR-së dhe atij të LDD-së.
Kryetari i Komisionit për buxhet, Gani Koci ka arsyetuar kërkesën e tij, duke thënë se në këtë mënyrë do të kishin mundësi anëtarët e komisionit që të punojnë në këtë projektligj.
Ai është pajtuar nëse jo në këtë seancë, të paktën të hënën të ketë seancë për këtë çështje, ngase e ka vlerësuar të largët datën 8 korrik, siç e ka caktuar kryesia.
Sido që të jetë, ligjvënësit kanë votuar pro propozimit të Ismet Beqirit, duke vendosur që për shqyrtimin e parë të Projektligjit për rishikimin e buxhetit të caktohet një seancë e veçantë të hënën, më 5 korrik.
Ndërkohë në kohën e çështjeve të ndryshme, ligjvënësit kanë ngritur probleme që ata kanë konsideruar se duhet Kuvendi të merret me to.
Deputetja Kaqusha Jashari ka kërkuar që Kuvendi të nxjerrë një akt ligjor për deputetët e vitit 1990, të cilët kanë miratuar Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik të atij viti.
Kurse Lulzim Zeneli ka ngritur problemin e strukturave paralele serbe, duke thënë se Qeveria po i financon vetë këto struktura, ndërkohë që në anën tjetër i quan grupe kriminale.
“Është tragjike që me paratë e taksapaguesve të Kosovës të financohen strukturat paralele”, ka thënë ai, duke kërkuar përgjegjësi nga qeveria.
Ai i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit dokumentacionin për financimin e strukturave paralele në Graçanicë.
Ndryshe, në seancën e sotme në rend dite ligjvënësit kanë për shqyrtim të parë Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, Projektligjin për tatimin e normës së akcizës në Kosovë, Projektligjin për Administratën Tatimore dhe procedurat, ndërkaq për shqyrtim të dytë janë Projektligji për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe Projektligji për klasifikimin e informatave dhe verifikimin e Sigurisë. /kosovapress/