E Diel, 1 Nëntor 2026

Bienalja në Poloni, vlerësohen 9 fëmijë shqiptarë

Nëntë fëmijë shqiptarë janë vlerësuar me diploma në përfundim të bienales së Polonisë me temë “Të mbrojmë mjedisin e planetit tonë”. Fëmijët e grupit “Gëzimi i syrit” u prezantuan në këtë bienale me punimet e tyre ne pikturë. Fokusi i veprave të këtij viti ishte ndërgjegjësimi për mbrojtjen e natyrës. Ne bienale u prezantuan 25.500 punime të kryera nga fëmijë të 56 shteteve të botës. Ky aktivitet ka për qëllim zhvillimin e talenteve të reja në fushën e pikturës dhe gjinive të tjera të artit.

Guina Hoxha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›