E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR dërgon në veri dy toga ushtarakësh amerikanë

Dy toga të ushtarëve amerikanë që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, në dy ditët e ardhshme do të dislokohen nga baza ushtarake “Bondstill” në veri të Kosovës. Kështu bën të ditur komanda e KFOR-it në Prishtinë duke shtuar se ky dislokim i forcave amerikane dhe kjo stërvitje do të kofirmojnë aftësinë operative të forcimit dhe mbështetjes së cdo grupi luftarak në Kosovë. Sipas Komandës së KFOR-it, kjo stërvitje ushtarake nuk është ndonjë reagim ndaj zhvillimeve në Veri të Kosovës dhe as përgatitje për cfarëdo lloj situate që për momentin po zhvillohet ose pritet të ndodhë në Kosovë.

Kjo stërvitje ka për qëllim që edhe një herë të konfirmohet në terren mundësia e KFOR-it që të mbështetet në operacione fleksibël me një dislokim të shpejtë dhe të vendosur të forcave, kudo kur kjo të jetë e nevojshme. Ndryshe nga fundi i muajit janar në Kosovë numrohen 10 mijë ushtarë të NATO-s, të shpërndarë në njësite luftarake dhe kujdsen për paqen, sigurinë dhe ruajtjen e kufijëve. Ndërkohë gjatë vizitës së fundit në Kosovë, Komandanti i krahut jugor të NATO-s, Mark Fitzgerald ëshët shprehur se Aleanca mbështet edhe Planin për veriun e Kosovës të hartuar nga qeveria dhe ndërkombëtarët.

Me këtë rast Fitzgerald është shprehur se strukturat paralele janë institucione që mbështeten nga Beogradi, kërcënojnë paqen dhe sigurinë rajonale por KFOR-i do të jetë aty për të reaguar nëse ato janë të dhunshme

Agim Popoci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›