E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapja e portave të HEC-eve, frikë për përmbytje

Shtimi i reshjeve të shiut por dhe shkrirja masive e reshjeve të dëborës e ka bërë të domosdoshme hapjen e portave të shkarkimit në hidrocentralet e Vaut të Dejës dhe Komanit. Aktualisht lumi Drin përcjell drejt zonës së Shkodrës 1200 metër kub për sekondë, prej të cilave 600 metër kub dalin nga portat e shkarkimit. Hapja e portave të shkarkimit ka filluar të japë efektet e para në NënShkodër. Prefekti Maxhid Cungu thotë se situata po monitorohet vazhdimisht, dhe sipas tij gjithcka është në kontroll të plotë.

"Ka një qëndrueshmëri të nivelit, niveli është rritur shumë pak në krahasim me dje, gjë që do të thtoë që shkarkimet sistematike, po ndihmojnë qoftë në uljen e nivelit të kaskadës po dhe nuk po shkakton ato dëme që ka shkaktuar para disa kohësh. Zona më problematike është në Bushat, ku ne kemi marr masa. Forcat e ushtrisë në bashkëpunim me bordin e kullimit, komunën e Bushatit, po punojnë së bashku për ndërtimin e disa pritave, për të bërë të mudnur shpëtimin e disa shtëpive që ndodhen aty, janë rreth 10 shtëpi. Njëkohësisht në komunën e Anës së Malit, në fshatin Obot që njihet si vendi ku ka problemet e para, në momentin që fillojnë shkarkimet, aty kemi vënë në dispozicion dy makina të ushtrisë të cilët bëjnë të mundur kalimin nga fshati Obot në rrugën kryesore. Megjithatë aty kalohet me fuoristradë, apo me fugona", bën të ditur Maxhid Cungu.

Autoritetet lokale sipas zotit Cungu janë në gatishmëri të plotë, por dita e sotme në zonën e veriut ka qenë me reshje shiu dhe kjo e shton frikën e përsëritjes së përmbytjeve.

Adi Darsi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›