E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bierhof: Gjermania synon Kupën e Botës

Në vitet ‘90, sulmuesi gjerman ka terrorizuar vazhdimisht mbrojtjet e Serisë A me golat e tij me kokë, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Serisë A në sezonin 1997/98, kur mbronte ngjyrat e Udinezes. Por me gjithë famën e tij si golashënues i aftë me kokë, golat e tij më të rëndësishëm i ka shënuar me këmbën e majtë.

Goli i Artë i shënuar kundër Çekisë në finalen e Euro 1996-të i siguroi Bierhofit një vend në librat e historisë së futbollit. Lojtari i lindur në Karlsruhe luajti 70 ndeshje për Gjermaninë. Ai u vlerësua lojtari më i mirë gjerman në vitin 1998 dhe fitoi në karrierën e tij edhe kampionatin italian me Milanin.

Ai ka dhënë një intervistë për FIFA.com, ku ka folur gjërësisht për atmosferën dhe pasionin për futbollin në Afrikën e Jugut, për shpresat e tij dhe për synimet e skuadrës gjermane.

“Mendoj se renditemi mes pretendentëve. U renditëm të tretët në Kupën e Botës 2006 dhe të dytët në EURO 2008. Skuadrat evropiane do të luajnë një rol të rëndësishëm. Por duhet të jemi të kujdesshëm pasi skuadrat afrikane do të jenë befasi. Egjipti i tregoi vlerat e veta në Kupën e Konfederatave. Nga ana tjetër, të mos harrojmë se argjentinasit dhe brazilianët janë përherë favoritë”, u shpreh Bierhof në lidhje me shanset e Gjermanisë për të fituar Kupën e Botës.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›