INSTAT: Rritja ekonomike 6 %
Sipas statistikave të publikuara dje nga INSTAT, për periudhën janar-mars 2009, Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur me 6 %. Sipas institutit të Statistikës rritje kanë treguar sektori i Post-Telekomunikacionit, shërbimet, ndërtimi etj, ndërsa një rënie jo të lehtë ka treguar sektori i industrisë.
Sektorët
Nga sektorët që treguan më tepër rritje mund të përmendim Post-Telekomunikacionin që ka pësuar një rritje prej 22.0 % ne tremujorin e pare te vitit 2009, përkundrejt tremujorit të parë të 2008. Gjithashtu dhe Dega e Shërbimeve ne tremujorin e pare te vitit 2009 pati rritje me 15.3 %kundrejt tremujorit te pare te vitit 2008. Aktiviteti i ndërtimit tregoi një rritje te konsiderueshme gjate kësaj periudhe ne tremujorin e pare te vitit 2009, pasi u rrit me 8.0 % krahasuar me tremujorin e pare te vitit 2008. Aktiviteti bujqësor ne tremujorin e pare te 2009, krahasuar me të njëjtin tremujor te një viti me pare është rritur me 3.5 %. Ndërkohe qe industria rezulton me rënie. Aktiviteti i transportit ne tremujorin e pare te vitit 2009 u rrit me 3.3 %krahasuar me të njëjtin tremujor te nje viti me pare. I vetmi sektor që tregoi rënie dhe të konsiderueshme madje me 13.2 % ne tremujorin e pare te 2009 krahasuar kjo me tremujorin e pare te 2008.
Vlerësimet
Vlerësimet për PBB-në tremujore janë bërë mbi të dhënat origjinale si dhe mbi të dhënat e zhveshura nga efektet sezonale, njoftoi INSTAT. Metoda qe është përdorur për të vlerësuar PBB-ne tremujore, konsiderohet një mënyrë indirekte. Sipas te njëjtit institucion, llogaritjet e PBB-se tremujore janë konsistente, me llogarite kombëtare vjetore si dhe janë të bazuara ne te njëjtat koncepte e principe me to. Këto vlerësime janë bazuar në të dhënat e disponueshme qe ekzistojnë, deri ne qershor te vitit 2009. Te dhënat tremujore qe janë përdorur për vlerësimin e PBB, janë kryesisht te dhëna administrative si dhe te dhëna të marra nga anketat qe kryhen nga INSTAT. Këto seri janë subjekt i revizionimeve në të ardhmen, gjë e cila lidhet me përmirësimin dhe shtimin e informacionit në kohë.
PBB-ja tremujore sipas degëve të ekonomisë krahasuar me tremujorin e parë të 2008
Bujqësia: Aktiviteti bujqësor është rritur me 3.5 %.
Industria: Grupi i industrive pësoi një rënie 13.2 %.
Ndërtimi: Aktiviteti i ndërtimit u rrit me 8.0 %.
Tregtia: Kjo dege tregoi një rritje prej 0.9 %.
Transporti: Aktiviteti i transportit u rrit me 3.3 %.
Post-Telekomunikacioni: Kjo dege ka pësuar një rritje prej 22.0 %.
Shërbimet: Dega e shërbimeve pati rritje me 15.3 %.
Parashikime të PBB nga institucione të ndryshme:
Ministria e Financave: Parashikon që rritja ekonomike për 2009 të jetë 4.8 %
Fondi Monetar Ndërkombëtar: Parashikon që rritja ekonomike për 2009 të jetë 0.4%
Banka Botërore: Parashikon që rritja ekonomike për 2009 të jetë 1.5%
///start///