E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba dhe Ibra mund të ndërrojnë vendet

Interi është i gatshëm të shqyrtojë mega-ofertën që do të bëjë Çelsi për sulmuesin Zlatan Ibrahimoviç, mirëpo Interi dëshiron që Didier Drogba të jetë pjesë e marrëveshjes. Të dielën u njoftua se Çesli dëshiron të ofrojë 70 milionë euro për të fituar shërbimet e sulmuesit boshnjak me pasaportë suedeze, ku do të përfshihen edhe dy shënjestrat e Interit, Ricardo Carvalho dhe Deco. Mirëpo, Interi dëshiron sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, si pjesë e marrëveshjes për të lejuar largimin e Ibras.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›