E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Ben feston 150-vjetorin

Nje nga atraksionet me te famshme te Londres ne Angli, sahati Big Ben, festoi dje 150-vjetorin qe nga dita e krijimit. Tingujt e kambanave te ores gjigante qe ndodhet ne sheshin "Parliament Square, Westminister", praktikisht oreshenuesi me i madh ne bote, tringelloi per here te pare ne 31 maj te vitit 1859. "Teresisht zemberek. Kjo eshte nje pjesez e inxhinierise se epokes viktoriane", tha Mike Mcann, mirembajtesi i sahatit ne fjale. Sipas tij, kjo ore do te funksionoje per disa qindra vjet te tjere. Ajo kurdiset tre here ne jave, por shume njerez ndersa e shohin mendojne se ajo eshte nje aparature teresisht elektronike. "Puna kryesore qe duhet bere ne mirembajtjen dhe funksionimin e saj te vazhdueshem eshte kurdisja, vajosja dhe saktesia e saj", shtoi mirembajtesi i sahatit. Ora e ndertuar prane parlamentit te Anglise, e dizajnuar nga Charles Barry, u ndertua pasi zjarri shkaterroi pjesen me te madhe te parlamentit te vjeter ne vitin 1834. Mike Mcann shpjegon me tej se kambanat e saj qe mund te degjohen disa milje larg, jane te nje lloji te vecante. Kambana peshon 13 ton dhe eshte njeherazi me e madhja e ndertuar ndonjehere ne llojin e vet. Tingujt e saj jane aq te vecante, saqe te krijohet nje ndjesi sikur tingujt ndahen ne dy pjese. Te gjithe arrijne ta degjojne kete gje, madje degjuesit shprehen se ky eshte nje tingull i kendshem per veshin. Ajo qe eshte e sigurt, eshte qe Big Ben nuk eshte thjesht nje ore; ajo eshte imazhi, simboli i Londres. Vitin e shkuar, sahati eshte cilesuar si atraksioni me i madh i Britanise se Madhe, duke u bazuar ne nje ankete te mese 2 mije personave te rritur. Per turistet nga mbare bota qe zgjedhin te vizitojne Britanine e Madhe, kjo veper arkitekturore eshte nje monument qe nuk duhet humbur e qe rreshtohet perkrah gjiganteve te tjere, si Kulla Eiffel etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›