E Diel, 1 Nëntor 2026

Big Brother Albania 1 ditë na ndan nga fundi i BB

14/05/10 00:20

Festa surprizë që u organizua, nuk i dha mundësinë dy vajzave që të përgatiteshin e të visheshin bukur si për festë, ndaj ato shkojnë në dhomë për tu përgatitur, kurse djemtë i presin në kopsht. Teksa qëndrojnë në shoqërinë e njeri-tjetrit, tre djemt shprehen se po u vjen keq që ky është fundi i BB. Ata mendojnë që mbrëmjen e sotme ta gdhijnë deri në mëngjes e të mos u ikë kot asnjë moment. Gjithashtu, edhe për mbrëmjen e të premtes, ata mendojnë se nuk është nevoja të qëndrojnë vetë zgjuar sepse gjumi nuk do ti zërë nga emocionet e shumta që do kenë. Klodi tregon se dhe pak më parë me Domenikën ishin duke e diskutuar këtë gjë. Ai tregon se si atë, edhe Domin e kanë pushtuar disa ndjenja të cilat nuk duan që ata të largohen nga shtëpia. Të mendosh, kanë ikur 4 muaj e ka ngelur vetëm 1 ditë- thotë Miri sikur nuk do ta besojë. Erioni e përsërit pas tij dhe shton se 1 ditë i ndan nga finalja. Ai thotë se edhe 1 natë u ka mbetur e më pas do shkojnë në shtëpitë e tyre, kurse Miri thotë se do tu mbetet vec të shohin filmimet më pas. Erioni ngacmon Klodin se ata nuk do të rrinë më të qetë pasi të dalin sepse do ftohen nëpër emisione të ndryshme. Ai tregon se emisioni i parë do jetë ai i Fan Club ku do të debatojnë për herë të fundit me njeri-tjetrin. Klodi ia kthen se do diskutojnë e jo do debatojnë, kurse Miri shprehet aty ka përfunduar gjithcka e nuk do kenë cfarë të thonë më për debat. Më pas, djemtë kujtojnë momentet kur kanë hyrë në këtë shtëpi. Erioni dhe Miri i tregojnë Klodit se si ka qënë momenti i tyre, kurse Klodi i tregon vecantinë e momentit të tij. Ai tregon se përgatitjet përpara hyrjes në BB kanë qënë aq të shpejta saqë nuk i dhanë kohë të mendohej se si do e prisnin banorët. Të tre djemtë shprehen se do përjetojnë emocione shumë të vecanta kudo që do jenë pasi të përfundojë BB sepse ndryshe janë mësuar këto 4 muaj me kamerat në shtëpi, por pa njerëz të tjerë, e ndryshe kur dikush do ti intervistojë apo kur të jenë përballë një publiku të gjërë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›