E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Surprizë Jonës për ditëlindje

13/05/10 23:41

Klodi ka menduar ti bëjë një surprizë Jonës duke qenë se ka ditëlindjen. Bashkë me djemtë, kanë marrë kashtë dhe e vendosin në kopësht duke formuar një urim për Jonën. Jetmiri dhe Erioni japin mendimin që ti vënë zjarrin kashtës dhe kështu shkronjat do të dallohen më tepër dhe do të duket bukur.
Djemtë i thonë Domit që të mos e lërë Jonën të dalë në kopësht deri sa ta përgatisin surprizën për të dhe i tregojnë se çfarë po bëjnë.
Më pas ata e ftojnë Jonën të dalë në kopësht dhe këndojnë këngën e urimit të ditëlindjes, ajo i falenderon dhe surprizohet që ata janë kujdesur për të. Përveç shkrimit në kopësht, ata i dhurojnë një jastëk, ku të gjithë kanë shkruar nga një frazë.
Jona shprehet se kishte dy muaj që mendonte se si do ta festonte ditëlindjen, dhe ja ku gjendet në një vend që nuk e kishte menduar fare dhe me njerëz që as nuk i njohte më parë. Më pas Erioni i tregon se dhe ai e ka festuar ditëlindjen brenda shtëpisë së BB dhe po ashtu, shumë banorë të tjerë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›