E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Avantazhet e qëndrimit në BB për Jonën

07/05/10 17:15

Banorët ulen të gjithë për të ngrënë drekë në kopësht, me përjashtim të Erionit, dhe duket se dreka po u shijon. Ata flasin për ushqimin të ngrënit në përgjithësi. Mandi shprehet se ata duhet të zënë brumë për të bërë bukë dhe Klodi përgjigjet se do ta bëjë ai këtë gjë dhe banorët mund tia kërkojnë sa herë të duan pa e patur problem. Pasi Jetmiri largohet, Mandi shprehet se tavolina e tyre është tashmë e ngrohtë dhe miqësore. Më pas Jona shprehet se po të ishte në punë nuk do të kishte patur mundësinë të merrte rrezet e diellit dhe Mandi i thotë se kjo është një tjetër avantazh i qëndrimit të saj në BB, përtej faktit që bëri dhe disa miq aty. Jona përgjigjet se argumenti i dytë që ka dhënë Mandi, është kryesori. Duke biseduar ata flasin për provën e javës dhe Klodi shprehet se nuk i ka pëlqyer shumë pasi është lodhur dhe Jona e Mandi shprehet se e kanë parë Klodin të nervrikosur këto ditë dhe kur është në momentet e tij delikate është më mirë të mos i flasësh fare. Jona jep një shembull kur Klodi ka qenë nervoz dhe gjatë një nate të spektaklit ka ndërruar katër veshje pasi nuk i pëlqente asnjëra. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›