E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza greke, bursat europiane në pikiatë

Shqetësimet për borxhin publik të Greqisë dhe për stabilitetin e Eurozonës kanë çuar në pikiatë bursat europiane dhe veçanërisht Wall Street. Indeksi Doë Jones brenda pak minutash humbi gati 9 për qind duke zbritur nën 10 mijë pikë. Rënie ka pësuar edhe nafta e cila arriti sot në Nju Jork deri në 74,58 dollarë për fuci.
Po kështu edhe monedha europiane ka zbritur deri në 1,25 dollarë, duke arritur nivelin më të ulët në 14 muajt e fundit, në krahasim me monedhën e gjelbërt.

Mbrëme parlamenti grek miratoi planin anti krizë prej 110 miliard euro, që pritet të stabilizojë ekonominë e Greqisë nga kriza e thellë ekonomike në të cilën është zhytur. Por spekulatorët e tregjeve thonë se ndihma nuk do të mjaftojë, dhe se edhe vende të tjera të Eurozonës do të kërkojnë gjithashtu ndihmën e BE-së.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›