E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Banorët diskutojnë për papunësinë

10/05/10 23:26

Pasi kanë kaluar një kohë të gjatë duke kënduar e duke kërcyer, Klodi me Jetmirin kanë përgatitur darkën. Ata dalin në kopësht dhe hanë atje. Ndërkohë bisedojnë përsëri për këngët dhe për situatat festive që kanë kaluar brenda shtëpisë.
Në këto momente banorëve u është ndërprerë muzika, dhe Klodi i thotë Erionit se sapo ka shkuar ai në kopësht, është ndaluar muzika. Erioni përgjigjet se ai do qetësi dhe Klodi shton se ai duhet të mundohet ta gjejë qetësinë gjithkund.
Ndërkohë që janë duke ngrënë, banorët hapin një temë diskutimi përsa i përket papunësisë dhe fuqisë punëtore. Klodi shprehet se sipas mendimit të tij ka shumë njerëz që nuk duan vetë të punojnë, por pothuajse të gjithë banorë e kundërshtojnë. Klodi shprehet se ai ka debatuar dhe me Mandin për këtë temë, pasi ai i ka treguar që në biznesin e tij ka shumë vështirësi për të gjetur punëtorë. Jetmiri përgjigjet se në shumë raste ka shfrytëzim nga ana e punëdhënësit dhe Klodi shton se ky fenomen ndodh gjithkund e nuk mund të evitohet. Domi thotë se për ti besuar një punë dikujt, duhet që ta meritojë pasi nuk mund të paguash pa arsye dikë që nuk kryen me efektivitet punën që i është dhënë. Klodi shprehet se ai ka vënë re që dhe në shtëpinë e BB ka shumë banorë që nuk prekin asnjë punë me dorë dhe Jona e mbështet. Erioni u përgjigjet se e pranon që ka dy javë që nuk ka bërë asnjë punë, por nesër do të pastrojë vetëm për nder të Jonës meqënëse asaj i ka rënë në sy ky fenomen.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›