E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët protestojnë përpara TVSH-së

Sindikata e Minatoreve ka protesur përpara televizionit publik shqiptar për rreth 20 minuta duke bllokuar edhe rugën përpara kësaj godine. Për të disatën herë minatorët kanë kërkuar
plotësimin e kërkesave të tyre një nder të cilat është edhe statusi. Po ashtu ata kanë kërkuar që televizioni publik shqiptare që të jetë e balancuar. Por protesta e tyre para TVSH-së ka zgjatur fare pak
pasi protestuesit të cilët ishin të rrethuar nga një kordon policie janë zhvendosur disa metra më tutje pasi nuk janë lejuar nga policia të protestojnë aty.
Protestuesit minator gjithashtu në protestën e tyre kanë shprehur dhe mbështetjen për grevistët që
sipas tyre kërkojnë të drejtat e tyre. Minatorët në këtë proteste kërkojnë statusin e tyre, rrogën e 13-të, ligjërim të pensionit dhe të vendoset minimumi jetik 28 mijë lekë. Më pas minatorët kanë zhvendosur grevën para kryeminsitrisë ku ndodhen dhe çadrat e ngritura të grevistëve të opozitës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›