E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Debat i ashpër mes banorëve

06/05/10 22:51

Pasi kanë mbaruar provën, ka rezultuar që Jona i ka shkruajtur sms-të për një kohë më të shkurtër se të tjerët. Banorët e përgëzojnë, ndërsa Jona i drejtohet Jetmirit dhe Erionit se ata duhet tia kishin lënë Mandit mundësinë për të marrë telefonatën, pasi dje kështu janë shprehur dhe nuk e kanë mbajtur fjalën. Jetmiri i thotë Jonës se ajo mund tia linte vetë mundësinë Mandit, por në të vërtetë është përpjekur për të fituar. Klodi i thotë Jetmirit se nuk mund të kalohet jeta me provokime dhe Erioni i përgjigjet duke e pyetur nëse ai është babai i Jonës që po e mbron kaq shumë. Jetmiri i thotë Jonës se ajo nuk është në vete dhe e ka humbur toruan e ajo i përgjigjet se nuk mund të komunikojë me Jetmirin. Erioni ndërhyn dhe shprehet se banorët sillet të gjithë si të mençur dhe Klodi i përgjigjet se Erioni ka të gjithë javën që provokon dhe ka ndyshuar shumë që nga e shtuna. Erioni përgjigjet se Klodi duhet tia kishte shprehur këtë gjë nëse e shqetësonte e Klodi i përgjigjet se Erioni po e tregon veten çdo ditë. Më pas Jona shprehet se Jetmiri dhe Erioni nuk dinë të respektojnë femrat dhe Erioni i përgjigjet seajo nuk e meriton respektin e tyre. Jona thotë se Jetmiri ka gjithë javën që e ofendon dhe Erioni e mohon. Klodi ndërhyn dhe thotë se Erioni e ka ofenduar dhe është më e hijshme që ti kontrollojë fjalët që thotë. Jetmiri vjen dhe i thotë Jonës se ajo i ka drejtuar shumë fjalë ofenduese atij dhe Jona shprehet se i ka thënë vetëm atë që mendon për të, dhe shton se ai është psiqik. Për Erionin Jona shprehet se është mashkull pa kulturë dhe e quan idiot.
Dy djemtë protagonistë largohen në dhomë, dhe Jona shprehet se ata flasin në mënyrë shumë ofenduese, e Madni shton se Jona nuk duhet ti barazojë Jetmirin me Erionin, pasi Erioni është shumë më mirë se Jetmiri, por ajo e mohon. Mandi thotë se banorët nuk po i lënë një ditë të rrinë të qetë dhe Jona shprehet se kjo është e pamundur që kjo të ndodhë kur në shtëpi gjenden dy persona të atillë e Mandi insiston që ajo të mos e përfshijë dhe Erionin në këto mendime, por ajo i kërkon që të mos e mbrojë më Erionin para saj. Më pas Domi i thotë Jonës të qetësohet sepse kështu nuk e ka mirë. Domi shton se provokimet bëhen për të marrë këto reagime dhe Jona shprehet se ajo nuk mund ti suportojë ngacmimet e tyre sistematike. Domi u tregon që ajo nuk ka reaguar ndaj Jetmirit në momentin që ai e ka sulmuar dhe Mandi i përgjigjet se ajo ka bërë gabim që nuk ka reaguar, por ajo shprehet se për të nuk është kështu sepse e di që Jetmiri këtë kërkon.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›